PD NË KËMBË, PS VOTAT NË DORË! Kuvendi voton ndryshimet e Qeverisë, ministrat e rinj marrin nga 83 vota

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me 1 minutë heshtje në nderim të heroit Adem Jashari dhe familjes së tij, ku më 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Kjo minutë heshtje u mbajt me kërkesë nga Partia Socialiste dhe të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Sakaq, Partia Demokratike kërkoi mbajtjen e 1 minutë heshtjeje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili u nda një ditë më parë nga jeta.

Sakaq pas debateve për procedurë për mosfutjen në rendin e ditës së raporteve të grupeve parlamentare mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për heqjen e mandatit të deputetes për Belinda Ballukun, seanca vijoi me votimin e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Katër ministrat e rinj të qeverisë ndodheshin të ulur në lozhat e Kuvendit teksa po prisnin votëbesimin e deputetëve për t’u betuar më pas përpara Presidentit të Republikës për marrjen e detyrës.

Votëbesimin do e merrnin edhe ministrat e tjerë, të cilët kanë ndryshuar dikaster.

7 NDRYSHIMET NË QEVERINË “RAMA 4”

Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun

VOTIMET E KUVENDIT

PD NË KËMBË, PS VOTAT NË DORË! Kuvendi voton ndryshimet

Mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti të shoqëruar me debate dhe bllokim të foltores nga ana opozitës.

Gjatë procesit të votimit, shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku mori numrin më të madh të votave pro, 85, ndërsa ajo që ra në sy ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Sa i përket ministrave të rinj, deputetët e Partisë së Lirisë dhe disa nga deputetët e PD-së votuan kundër, ndërsa shumica e tyre nuk morën pjesë në votim.

Dekreti për shkarkimin e zv. kryeministres Belinda Balluku

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 2 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu

Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për shkarkimin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për emërimin e zv.kryeministres Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të marrëdhënieve me Parlamentin, Eriona Ismaili

Votimi 82 pro, 0 abstenim, 4 kundër