Seanca plenare/ Katër ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Ramës, presin të marrin votëbesimin

Në seancën e sotme plenare, katër kandidatët e propozuar për postet e ministriave janë paraqitur për të marrë votëbesimin e deputetëve.

Secili prej emrave të rinj duhet të sigurojë një shumicë prej të paktën 71 votash për të vijuar më tej me procedurat zyrtare.

Emërimet vijojnë si më poshtë:

Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës

Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm

Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes

Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin