"Ajo tani ka mbaruar politikisht"/ Kodra: Kryeministri ka tre muaj që e 'tërheq' pas tij, ish-miqtë nuk kanë pasur mbrojtje të tillë

Në studion e emisionit "Ora e Betit" ka qenë gazetari, Dorian Kodra i cili ka krahasuar situatën politike të zv. Kryeministres me atë të ish-miqve dhe bashkëpunëtorëve të Kryeministrit. 

Sipas tij, ky kalvar ligjor ka tre muaj që vijon dhe vetë Rama është duke e 'tërhequr' ministren Balluku. 

Këtu, Kodra u ndal te rastet e arrestimit të Veliajt, Lefter Kokës etj duke nënvizuar se këta të fundit nuk kanë pasur një mbrojtje të tillë, siç është duke iu ofruar Ballukut nga Kryeministri.


“Në dosjen Balluku është Edi Rama. Nuk ka rëndësi fati i Belinda Ballukut, tani ka mbaruar. Politikisht Belinda Balluku është një ‘kufomë’, që Edi Rama e tërheq pas, gjatë këtyre ditëve.

Me një far bezdie. Rama do t’a heqi qafe. Pse? Kemi parë rastet e tjera. Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Ilir Beqaj.

Rama në momentin e parë që këta ish-miqtë dhe bashkëpunëtor të tij të ngushtë kanë qenë në këtë situatë ku është sot Belinda Balluku.

Menjëherë i ka hequr nga vetja, madje i ka shfrytëzuar.

Asnjë prej tyre nuk e ka mbrojtjen siç e ka mbrojtur Belinda Balluku.

Ka tre muaj që e tërheq pas tij.”- tha Kodra.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":