Neza: Më datë 12 do kalojnë dy vendime shumë të rëndësishme në Kuvend dhe në provë është mazhoranca
Teksa po shkojmë drejt përfundimit të afatit tremujor nga ana e Kuvendit për një vendim mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen ose jo të mandatit të deputetes për Belinda Ballukun, pyetja që ngrihet është do ketë një rrëzim në heshtje të SPAK nga PS-ha, apo mazhoranca do të vendosë të vijojë ruajtjen e standardit të vënies në dispozicion të drejtësisë të deputetëve dhe ministrave sa herë ka dyshime mbi ta.
Gazetari Sami Neza, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” deklaroi se më datë 12 ka dy vendimmarrje të rëndësishme në Kuvend.
“Gjithçka varet nga qëndrimi që do të mbajë mazhoranca, sepse ata janë që e kanë vendimmarrjen, sepse opozita në këtë rast e ka më të thjeshtë dhe e ka të deklaruar qëndrimin e saj.
Më datë 12 do kalojnë dy vendime shumë të rëndësishme, njëri është që ka të bëjë me znj. Balluku dhe tjetri ka të bëjë me aprovimin për ndryshimin e Kodit Penal me propozim të Kryeministrit.
Imuniteti kalon me shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe për tjetrin duhen 84 vota.
Dhe të dy vendimet janë shumë të rëndësishme për demokracinë në Shqipërinë ku njëri do jetë tregues për luftën ndaj korrupsionit që ka kjo qeveri dhe tjetri është tejet i rëndësishëm për nivelin e demokracisë në Shqipëri. Çështja e Kodit Penal do ketë ndikim shumë afatgjatë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sami Neza.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

