Raketa në qiellin Turqisë, reagon Tirana zyrtare: Sulmet e Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ministria e Jashtme nënvizon se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë.

MEPJ shkruan se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.

I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.