Sherr i madh mes adoleshentëve në Delvinë, një i pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 18:35
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në lagjen “Sinan Ballati” të qytetit të Delvinës, ku dy adoleshentë, të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej adoleshentëve ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës.
Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, i mituri tjetër është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
