Dosja e inceneratorit të Tiranës/ SPAK kërkon rishqyrtim për Kokën, pranohet pjesërisht kërkesa dhe shtyhet seanca

Zhvillohet seanca e parë në themel për inceneratorin e Tiranës në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Dritan Prençi: Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet t’i vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës ndaj të cilit është shuar masa e arrestit. Gjykata të vlerësojë provat që janë administruar në shkallë të parë.

Mbrojtja e Lefter Kokës: Kërkesa e SPAK për riçeljen e shqyrtimit gjyqësor është e pabazuar materialisht dhe proceduralisht. Lefter Koka është dënuar, nuk është shpallur i pafajshëm. Baza ligjore që SPAK kërkon për marrjen e një prove të re nuk është e drejtë për të mbështetur ankimin. Koka është gjykuar dhe hetuar për inceneratorin e Tiranës me masë “arrest në burg”, dhe në 16 prill 2025 është deklaruar fajtor që përkon dënimi me kohën kur ai ka qenë në paraburgim dhe gjykata shoi masën e sigurisë ndaj tij sepse përkonte me kohën kur ai ka qëndruar në paraburgim. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës së prokurorit.

Trupa gjykuese: Ilirjana Olldashi relatore, anëtarë Nertina Kosova dhe Daniela Shirka.

Gjyjata pasi u kthye vendosi që të përsërisë pjesërisht gjykimin duke marrë në konsiderum provat e kërkuara nga prokurori që lidhen me të pandehurin Lefter Koka dhe do të pyetet i pandehuri Jetmir Allapajt dhe i pandehuri në një procedim të lidhur Sulejman Tola.

Fillimisht pyetet i pandehuri Jetmir Llapaj. Kërkon kohë dhe i jepet kohë dhe për të njoftuar Tolën, gjykimi shtyhet për më datë 10 mars, ora 14:00.