Kunati drejtor i Ergys Agasit në arrati! Dh*noi drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë

Një javë më parë, Fatmir Metaj, drejtor i ekzekutimit të vendimeve në IKMT, dyshohet se dhunoi në detyrë Klesti Çelën, drejtor i Mjedisit në këtë institucion.

Këto informacione, burimet policore thonë, se i morën, përmes dëshmive të disa punonjësve të IKMT-së. Për ngjarjen, nuk pati asnjë denoncim.

Të martën e 3 marsit, Klesti Çela, i kthye reston.

Ai dyshohet se e dhunoi Fatmir Metën, në zyrën e tij në katin e parë të godinës së IKMT-së.

Në ndihmë, kishte marrë edhe 3 persona të tjerë, të cilët policia nuk i ka identifikuar ende edhe pse ka hapur kamerat e sigurisë nëpër korridoret e institucionit.

Brenda zyrës nuk ka kamera dhe në këtë mënyrë dinamika ka vetëm shpjegimet që jep drejtori i Mjedisit, Fatmir Metaj.

Të tre, mbajnë kapele dhe deri më tani, nuk janë identifikuar, por burimet thonë, se ka dyshime të forta që kjo treshe të mos jenë punonjës të IKMT-së.

Edhe në këtë drejtim po hetohet, se si tre të panjohur, arrijnë të futen pa asnjë kontroll në zyrën e një drejtori brenda një institucioni shtetëror.

Ngjarjen e denoncoi në polici, Fatmir Metaj, ndërsa burime nga blutë, thonë se në kallëzim nuk përmendet incidenti që kanë pasur 1 javë më parë.

Metaj pretendon se u qëllua me qytën e pistoletës, por ky pretendim deri në këtë fazë nuk është konfirmuar nga policia.