VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore paraqiten me vranësira dhe reshje dëbore. Alpet dhe Gadishulli Iberik me reshje shiu e dëbore lokale. Pjesa tjetër e Evropës mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta; pasditja sjell shtim vranësirash, më të theksuara në veri e verilindje, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°. Era fryn mbi 35 km/h, me dallgëzim të ulët.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik dhe Europa Juglindore me shira dhe stuhi ere. Evropa Lindore me reshje të pakta shiu e dëbore. Ndërsa vendet nordike, Balltiku, Evropa Qendrore dhe brigjet e Egjeut me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, deri në mesditë priten vranësira dhe reshje shiu, më të theksuara në veri dhe qendër.
Pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 20°C. Era fryn veriperëndimore deri në 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

