STERILIZIMI/ GJKKO vendos: Ja sa vite burg dënohen ish-zv.Ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj dhe 6 të tjerët
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për dosjen "Sterilizimit", ku në akuzë janë 8 të pandehur që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
Në këtë proces, është i përfshirë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, si dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, përfaqësues i kompanisë koncesionare.
Mes të akuzuarve ishin edhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Gjykata vendosi dënimin me 6 vite burg për Klodian Rrjepajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 4 vite burg.
Me 6 vite burg u dënua edhe Ilir Rrapaj, dënim që po ashtu ulet në 4 vite për shkak të procedurës së shkurtuar.
Ndërsa për Marsela Serjanin u dha dënimi me 3 vite e 6 muaj burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite burg.
Për të u vendos heqja e masës “arrest në shtëpi”, pasi dënimi konsiderohet i kryer për shkak të kohës së kaluar në këtë masë sigurie.
Në këtë dosje është i përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por çështja ndaj tij është ndarë nga ky proces.
Gjykimi për Beqajn po vijon me procedurë të zakonshme dhe nuk ishte pjesë e vendimmarrjes së sotme.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme mbyll fazën për të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa procesi për të akuzuarit e tjerë vijon veçmas.
KONKRETISHT GJKKO VENDOSI:
- Klodian Rjepaj, dënohet 6 vite burg, me gjykim të shkurtuar, 4 vite;
- Ilir Rrapaj dënohet 6 vite burg, me gjykim të shkurtuar, 4 vite;
- Marsela Serjani dënohet 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg! Heqja e masës “arrest në shtëpi” pasi e ka bërë dënimin me masë arresti në shtëpi;
- Petrit Mersini dënohet me shërbim prove, i hiqet masa “detyrim paraqitje”;
- Arben Gjata dënohet me shërbim prove;
- Genc Byrazeri dënohet me 80 orë pune në interes publik;
- Naile Ajazi dënohet me shërbim prove;

