ALARM I RREMË NË TIRANË/ Autoritetet konfirmojë se çanta e dyshimtë në qendër të kryeqytetit nuk përbën rrezik, ja çfarë u gjet

Pas lajmit të përhapur për një çantë e dyshimtë e cila u gjet mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë Rrugës së Barrikadave, konfirmohet përmbajtja brenda saj.

Menjëherë policia mbërriti në zonë. Gjithashtu edhe njësia antieksploziv.

Pas ndërhyrjes nga autoritetet, mësohet se çanta është hapur dhe brenda saj janë gjetur vegla pune.