582-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës/ Balla: Një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përkujtuar sot 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se 2 marsi i vitit 1444 shënon një nga momentet më të lavdishme të historisë shqiptare, kur princat shqiptarë u bashkuan nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Besëlidhja e Lezhës konsiderohet një akt historik i bashkimit politik dhe ushtarak të principatave shqiptare kundër pushtimit osman dhe është bërë një simbol i rëndësishëm i unitetit kombëtar.

Balla ka bërë thirrje që ky moment të mbahet mend dhe të shërbejë si frymëzim për bashkimin dhe qëndresën e shqiptarëve edhe sot.