Aksident në Vishocicë të Devollit, ndërron jetë një person

Një aksident rrugor ka ndodhur në në fshatin Vishocicë të Devollit. Një makinë e cila ishte duke lëvizur mbrapsht ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 85-vjeçare.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. 

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.