Trafiku i klandestinëve, SPAK kërkon rreth 250 vite burg në total për 2 grupe të strukturuara kriminale

Bëhet fjalë për 33 të pandehur ku SPAK për shumicën prej tyre kërkoi dënime që varionin nga 10 deri në 12 vite burg për akuzat:

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/1/2; 334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal;

Gjithsesi 33 të pandehurit nëse shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Një prej avokatëve që arriti që të lexonte konkluzionet përfundimtare në këtë seancë pasi prokurorja Elida Kaçkini dha pretencën, tha se SPAK ka arrestuar disa hallexhinj dhe po kërkon ti burgosë me 10 vite.

Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë