ALARM NË TIRANË/ Një çantë e dyshimtë gjendet në "zemër" të kryeqytetit. Ja të dhënat e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 19:22
Pranë qendrës Galeria në Tiranë, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave është gjetur një çantë e dyshimtë.
Mësohet se Policia ka thirrur njësinë anti-eksploziv për të bërë verifikimet e nevojshme.
Ndërkohë pas verifikimeve përkatëse që do të kryejë njësia anti-eksploziv, do të dilet në një përfundim nëse çanta në fjalë përbën rrezikshmëri për qytetarët ose jo.
