Pesë vite nga vr*sja, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pasurive të Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

Kur kanë kaluar 5 vite nga ekzekutimi i tij në Fier, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pronave të Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij.
NJOFTIMI
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Shkëlzen Kastrati, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Gjermani që nga viti 2022, dhe babait të tij, I.K. Pasuritë, përfshirë apartamente dhe garazh në Durrës dhe Tiranë, dyshohet të jenë fituar nga aktiviteti kriminal i Sh.K
Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, Gjermani për trafik droge, me kërkesë të ProkurorisëTiranësekuestrohenpasuritëe shtetasit Sh. K., dhe babait të tij në Shqipëri Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritëe shtetasit Sh.K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani nga viti 2022 dhe babait të tij, I.K., pasi nuk justifikohen nga të ardhura apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme.
Nga hetimet në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Eekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mbi procedimin pasuror nr.01, regjistruar më 18.02.2026dhe pas një analize të specializuar financiare, rezultoi se ky shtetas dhe personi i lidhur me të nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara.
Në këto rrethana, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vlerësoi se duhet që të procedohet me vendosjen e masave kufizuese ndaj pasurive të paluajtshme që kanë rezultuar deri në këtë moment të hetimit, pasi dyshohet se janë fituar si rezultat i përfshirjes së shtetasit Sh.K. në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.
Prokuroria kërkoidhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të Sh.K. dhe personit të lidhur me të, babait të tij, I.K., si më poshtë: 1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K; 2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datw 31.08.2017, me perfitues shtetasin Sh.K.; a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët; b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët; c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe 3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën "Don Bosko" Tiranë.

Një atentat i organizuar në detaje i mori jetën Shkëlzen Kastratit, ne ate kohe 41 vjeç, i cili u qëllua me saktësi preçize me dy plumba nga një qitës profesionist.
Ka qenë ora 10:30 e paradites së 1 shkurtit 2021, ku viktima po udhëtonte me makinë, në rotondon e Sheqit, kur autori i është afruar me një tjetër mjet duke e qëlluar nga krahu i pasagjerit.
Shkëlzen Kastrati është goditur nga dy plumba, një në kokë që ka rezultuar vdekjeprurëse dhe një tjetër në krah.
Për vrasjen u përdor një automatik Skorpions i pajisur me silenciator, çka i ka dhënë avantazh mjetit të autorit të largohet pa rënë në sy, ndërsa makina e viktimës eci edhe për pak metra e pakontrolluar duke u përplasur me një tjetër mjet që i vinte përballë.
Makina tip Range Rover me targa greke që u përdor për atentatin u gjet e djegur në vendin e quajtur Kthesa e Baltëzës, skemë kjo tipike në atentate, pasi zjarri shkatërron provat që autorët mund të lënë në mjet.
Hetimi
Pista kryesore e hetimit u raportua se është ajo e hakmarrjes, e përforcuar jo vetëm nga e shkuara e viktimës, por edhe të vëllait të tij, Kelmend Kastratit.
Më 8 Janar 2016, ai u plagos bashkë me Elton Maragaritin në një atentat në Mbrostar të Fierit në një atentat ku viktimë mbeti Denis Kasa.
Hetimet dolën në përfundimin se organizator dhe financues i vrasjes ishte Ermal Binjaku ndërsa shkak sipas prokurorisë ishte një konflikt i vjetër mes tij dhe Kelmend Kastratit i nisur për prishjen e pazareve të drogës jashtë vendit.
Pas ngjarjes policia arrestoi edhe një oficer të SHISH, i cili dyshohet se u dha autorëve informacion për lëvizjet e Kelmend Kastratit që ishte nën përgjim I dyshuar për trafik droge.
Kelmend Kastrati, në vitin 2017 u hetua edhe për gjobëvënie, bashkë me vëllain e Lulzim Cakës, por akuza ndaj tij ra dhe u dënua vetëm për moskallzim krimi.
1 shkurt 2021 - Njoftimi i Policisë Fier - Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur "Ura e Sheqit", një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip "Benz".
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip "Range Rover", i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur "Mbikalimi i Baltzës".
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


