MAGJIA E ARTIT BASHKËKOHOR/ Hong Kong rikthehet në qendër të artit botëror me 240 galeri nga 41 vende

Edicioni i marsit 2026 i Art Basel Hong Kong, sjell sektorë të rinj si ‘Ekos’ dhe fokus të zgjeruar në artin digjital me 41 vende pjesmarrëse nga e gjithë bota, duke forcuar rolin e qytetit si urë mes tregut aziatik dhe skenës globale të artit bashkëkohor.

Në fund të marsit një nga ngjarjet më të bujshme të artit bashkëkohor rikthehet në Hong Kong për edisionin e tij të vitit 2026, duke rikonfirmuar qytetin si krryeqëndër të kulturës në Azi dhe botë.

Art Basel Hong Kong Convention and Exhibition Center shfaq një panoramë globale të artit të sotëm duke sjellë 240 galeri nga 41 vende e territore, me prezencë të fuqishme nga Azia, Europa, SHBA dhe më gjerë.

Në këtë edicion, 32 galeri do të debutojnë për herë të parë në panair, duke sjellë perspektiva të freskëta dhe eksperimente të guximshme artistike.

Për herë të parë në këtët edicion prezantohet sektori Echoes dedikuar punëve të krijuara gjatë pesë viteve të fundit, ku në cdo kabinë shfaqen deri në tre artistë që pasqyrojnë narrativat më të fundit të krijuara në skenën globale.

Programi përfshin edhe sektorin Zero 10, që eksploron artin e epokës digjitale një reflektim i qasjes gjithnjë e më të gjerë të artit ndaj teknologjisë dhe krijimit elektronik.

Përmes instalimeve të mëdha, skulpturave, performancave dhe materialeve multimediale, vizitorët mund të ndërveprojnë me punë që sfidojnë perceptimet konvencionale të materialitetit dhe formës në art.

Art Basel Hong Kong nuk kufizohet vetëm në hapsirat e panairit, programi publik i qytetit përfshin shfaqje filmash, biseda dhe ekspozita në vende të ndryshme të Hong Kongut, duke e bërër gjithë qytetin një skenë kulturore gjatë Art Basel Week.

Ky edicion i Art Basel Hong Kong 2026 përfaqësonjo vetëm një panair tregtar, por një ekosistem kulturor ku takohen ide, tregje, histori dhe vizione artistike duke lidhur koleksionistë, krijues dhe publikun global në një dialog krijues dhe paqësor.