PROTESTA PAS VR*SJES SË ALI KHAMENEIT / Mijëra protestues dalin në rrugët e Pakistanit kundër SHBA-së dhe Izraelit

Vdekja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, kanë nxitur protesta të ashpra në Pakistan dhe Irak. Mijëra persona dolën në rrugë duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për përfshirje në ngjarje. Forcat e sigurisë ndërhynë me gaz lotsjellës dhe masa të shtuara sigurie për të mbrojtur objektet diplomatike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa rajoni përballet me rrezik përshkallëzimi.

Zemërimi ndaj lajmit për vdekjen e Ayatollah Khamenei, liderit suprem Iranian ka shpërthyer në protesta të gjera në Pakistan dhe Irak.

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur revoltën e tyre ndsj rolit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në Karachi kryeqyteti I Pakistanit, turmat u mblodhën jashtë mureve të Konsullatës sës Shteteve të Bashkuara, duke u përpjekur të depërtojnë drejt objektit diplomatic menjëher pas njoftimeve për sulmet e SHBA,s dhe Izraelit që cuan në vdekjen e Khameneit.

Forcat lokale përdorën gaz lotsjellës për të shpërndar masën, ku u dëgjuan të shtëna armësh dhe shumë automjete u dogjën pranë postës së konsullatës.

Protestat u përhapën edhe në qytetet të tjera të Pakistanit, si Gilgit Baltistan dhe Skardu ku demonstruesit vendosën zjarr në një zyrë të Kombeve të Bashkura.

Edhe në Bagdad, kryeqytetin e Irakut përshkallëzimi I protestave ishte I dukshëm, ku grupi I mbështetësve të organizatave të armatosura u përqëndrua pranë hyrjes së Green Zonë, ku ndodhet Ambasada Amerikane duke u përpjekur që ti afroheshin objektit të misionit diplomatik.

Forcat e sigurisë Irakiane u angazhuan për të mbajtur larg turmat, me barrier dhe masa sigurie që penguan përshkallëzimin e mëtejshëm.

Protestat pasqyrojnë një reagim të fuqishëm emocional dhe politik ndaj lajmit për vdekjen e Khameneit, një figure kyce në politkën e Lindjes së Mesme.

Ndërsa situata vazhdon të zhvillohet, autoritetet lokale dhe diplomatike po monitorojnë me kujdes sigurinë e faciliteteve dhe rrugëve urbane, ndërkohë që mbetet e paqartë se cfarë do të sjellin orët dhe ditët në vijim në rajonin tashmë të trazuar.