Zhbllokohet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Shtiza: Çfarë duhet të dini për tatimin e ri 5%

E ftuar në studion e Ora News, Armelida Shtiza, eksperte e pasurive të paluajtshme, foli për zhbllokimin e rivlerësimit të pronave dhe për mënyrën se si qytetarët mund të përfitojnë nga tatimi i ri i fitimit prej 5%, nga 15% që ishte më parë.

Pas dekretimit nga Presidenti dhe publikimit në Fletoren Zyrtare, qytetarët tashmë mund të përditësojnë vlerën e pronave të tyre, por procesi ka disa paqartësi dhe kushte specifike që kërkojnë vëmendje.

Tirana: Çmimet e reja të referencës, miratuar në korrik 2023, janë tashmë në fuqi

Zona të tjera (bregdeti dhe rural): Rivlerësimi do të bëhet me çmimet e vjetra të referencës, duke krijuar një situatë me dy standarde.

Sistemi online: Portalin e e-Albania ende nuk është aktiv për aplikime.

Kush duhet të rivlerësojë pronën
Qytetarët që planifikojnë të shesin pronën brenda pak viteve: Rivlerësimi mund të ulë ndjeshëm ose ta bëjë zero tatimin në shitje.
Ata që nuk kanë plane për shitje 8–10 vjet: Nuk është urgjente, pasi rivlerësimi ka kosto administrative (3,500–7,500 lekë të reja) dhe tarifat e dokumentacionit.

Nëse pronari dëshiron që vlera e rivlerësuar të pasqyrojë çmimin real të tregut, duhet të përdorë një ekspert privat të licencuar. Ky hap është i rëndësishëm për të maksimizuar përfitimin fiskal gjatë një shitjeje të ardhshme.

"Rivlerësimi nuk është i detyrueshëm për momentin dhe mund të përsëritet sërish në të ardhmen. Vendimi duhet marrë sipas planeve për shitjen e pronës dhe situatës financiare personale."

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: