VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (23 - 24 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Balltiku dhe pjesë të Evropës Qendrore përfshihen nga një ciklon i fuqishëm me reshje të shumta shiu e dëbore dhe stuhi ere. Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore paraqiten me reshje të dendura dëbore.

Ndërsa gadishulli Iberik, Apenin, Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Deti i Zi paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me mot kryesisht te kthjellët me vranësira të pakta.

Pasditja sjell shtim të vranësirave në zonat malore lindore, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 16°C. Era fryn nga Lindja me shpejtësi 35km/h, me dallgëzim të ulët në det.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e Evropës përfshihet nga mot i vranët me reshje shiu e dëbore për shkak të një cikloni të fuqishëm në Veriperëndim.

Reshje të dendura shiu priten  në Britaninë e Madhe dhe Europën Qendrore, ndërsa Alpet me dëborë të dendur. Gadishulli Skandinav, Apenin dhe Ballkani paraqiten me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Pasditja ruan kthjellimet në bregdet, ndërsa zonat e tjera me vranësira të lehta dhe mundësi dëbore në verilindje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 17°C. Era fryn me shpejtësi 30km/h, me dallgëzim të papërfillshëm.