EMRI/ I akuzuar për korrupsion dhe trafik, arrestohet 64-vjeçari. Do ekstradohet në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 11:48
Adriano Patozi, 64 vjeç, është arrestuar nga policia pasi rezulton i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe përfshijë në veprimtari kriminale të trafikut të drogës.
Ky aksion është realizuar si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë,.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Adriano Patozi, në Itali.
