VIDEO/ Efektivët e FA, stërvitje përtej kufijve të zakonshëm në qendrën e skive në Kolashinë
Efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po zhvillojnë një trajnim intensiv në qendrën e skive në Kolashinë, për ngritjen e kapaciteteve operacionale të zbulimit në Forcë Tokësore dhe në Regjimentin e Operacioneve Speciale.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë e kësaj stërvitjeje, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit dhe gatishmërisë së strukturave ushtarake.
“Përmes përgatitjes profesionale, përdorimit të pajisjeve individuale dhe teknikave të infiltrimit në zona të kundërshtarit, synohet certifikimi dhe gatishmëria e plotë për realizimin e detyrave të zbulimit në çdo situatë”, shkruan Vengu.
Trajnimi do të zgjasë 10 ditë dhe sipas kapitenit Bekim Buçana ka “si objektiv që të rrisë kapacitetet operacionale zbuluese në terrene të vështira malore”.
