Nipit të "Gaxhait" i vihen prangat në Tiranë, për çfarë u arrestua i riu?
Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Silger Dimo, i njohur si nipi i Gazmend Brakës, i njohur me nofkën “Gaxhai”.
Arrestimi u bë nga shërbimet e Komisariatit nr. 1, pasi i riu u kap i armatosur në ambientet e një lokali në rrugën “Selman Riza”. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë.
Sipas të dhënave, Dimo kishte dalë pak kohë më parë nga burgu, ku kishte përfunduar sërish për armëmbajtje pa leje.
Emri “Gaxhai” lidhet me një nga bandat më të njohura kriminale të vitit 1997 në Vlorë.
Gazmend Braka, i dënuar me dy burgime të përjetshme, konsiderohet drejtuesi i asaj që u quajt “Banda e Gaxhait”, e përfshirë në një sërë vrasjesh dhe përplasjesh të armatosura gjatë trazirave të atij viti, përfshirë konfliktet me grupin rival të drejtuar nga Banda e Zani Çaushit.
Hetimet për rastin e fundit në Tiranë vijojnë, ndërsa 33-vjeçari do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

