Shtatë fshatra në Librazhd pa drita për 7 orë, paralajmërohet për stakim dhe tokëzim i linjave elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 11:26
Autoritetet njoftojnë se të hënën, më 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në 17:00, disa zona në rrethin e Librazhdit do të mbeten pa energji elektrike.
Arsyeja është punimi për demontimin e shtyllës Nr.15 në linjën 110kV - 16/3a Librazhd - HEC Egnatia.
Gjatë këtij intervali, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë.
Zona të prekura nga ndërprerja janë: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë.
Qytetarët këshillohen të marrin masat e nevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim të situatës.
Njoftimi zyrtar:
