Rrëzimi i projektligjit për "Statusin e Minatorit"/ Sindikata e minatorëve paralajmëron protestë para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 18:42
Sindikata e Minatorëve ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë të hënën, më 23 shkurt, në orën 9:00, para Kryeministrisë, me mundësi që marshimi të vazhdojë drejt Kuvendit.
Protesta vjen pas rrëzimit të projektligjit “Për statusin e minatorit” gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend.
Minatorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje për të garantuar të drejtat dhe përfitimet që parashikohen për këtë profesion.
