EKSKLUZIVE/ U konfliktuan për bllokimin e rrugës, "Ora News" siguron VIDEON e vr*sjes së Egli Pashollarit
Janë publikuar pamjet e momentit tragjik ku shtetasi Gazment Buçpapaj qëlloi me thikë 31-vjeçarin Egli Pashollari, plagët për të cilin rezultuan të ishin fatale.
Sikurse shihet edhe ne pamje, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, teksa sulmohet nga Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër.
Ata e godasin të riun, ku Gazment Buçpapa e qëllon me thikë pas shpine.
Ndonëse kalimtarët tentuan që ta shuanin këtë sherr, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe fatkeqësisht sherri degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari, pasi u qëllua me thikë pas shpine, fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.
