“Partizani” në GJKKO, Malltezi shfaq para gjykatësve videon: Taulant Balla është kallëzues i rremë
Këtë të hënë po mbahet seanca gjyqësore e radhës në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Në seancë, Jamarbër Malltezi shfaqi në monitorin e GJJKK-së një video të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në parlament ku premton se do e çojnë Sali Berishën në burg dhe një tjetër të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në 7 maj 2022.
Jamarbër Malltezi: "Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në Asamblenë e PS-së kërkoi që nga SPAK-u të merrej me Sali Berishën".
Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se Malltezi po bën parashtrimet e tij prej dy seancash gjyqësore në procesin në themel që po zhvillohet me procedurë të zakonshme.
