Xhixho: Qytetarët e Juglindjes të braktisur dhe të bllokuar në rrugë nga paaftësia dhe korrupsioni

Erisa Xhixho, me një postim në Facebook, u shpreh thellësisht e shqetësuar për gjendjen e qytetarëve të Juglindjes së Shqipërisë, duke denoncuar papërgjegjshmërinë, korrupsionin dhe degradimin e infrastrukturës rrugore që i la ata të bllokuar dhe të braktisur.

"Pas helmimit me gaz kimik të protestuesve paqësorë, besimtarëve brenda në xhami dhe praktikisht gjysmës së Tiranës, sot Rilindja ka bërë gjëmën e radhës.

Mijëra qytetarë janë braktisur rrugëve të Juglindjes së vendit, në rrugë të lëna rrugëve. Korrupsioni i pangopur dhe papërgjegjshmëria kriminale, përveçse kanë ndërtuar rrugë me cilësi kartoni, kanë shqyer edhe rrugët ekzistuese, duke i bërë të papërdorshme dhe duke i lënë qytetarët të bllokuar në rrugë, në radhë kilometrike dhe orë e orë të tëra.

Aty nuk ka vetëm turistë të fundjavës. Aty ka njerëz të sëmurë, fëmijë, të moshuar që lëvizin për 100 halle. Aty ka njerëz që kanë urgjenca nga më të ndryshmet, biznese që kanë pësuar humbje të mëdha.

Edi Rama dhe Rilindja kanë kaluar çdo vijë të kuqe morali dhe përgjegjshmërie.
Në Shqipëri po ndodhin gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë.

Për fat të keq, keq e më keq.

Shprehim keqardhje dhe solidarizohemi me gjithë qytetarët e bllokuar dhe braktisur sot në rrugët e Juglindjes së Shqipërisë.

Dënojmë me ashpërsi korrupsionin, papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë që ka sjellë degradimin e kësaj situate", ka shkruar Erisa Xhixho në Facebook.