Blushi: Çfarë Qeverie është kjo që u shtrëngon barkun të varfërve dhe u shton oreksin të pasurve?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 12:59
Tedi Blushi, ka akuzuar qeverinë se po rëndon qytetarët me çmime të larta për produktet bazë, ndërsa sipas tij favorizon luksin dhe interesat e oligarkëve.
Reagimi:
Qeveria nuk ul çmimin e bukës! Nuk ul çmimin e një kokërr veze. Nuk ul çmimin e qumështit! Nuk ul çmimin e vajit! Nuk ul çmimin e miellit.
Por çfarë bën kjo Qeveri?
Heq TVSH-në për importin e jahteve luksoze. Ul taksat për resortet me 5 yje. Fal tatime për oligarkët e betonit dhe zaptuesit e tokës publike dhe të bregdetit.
Në një shtet ku buka e gojës tatohet më shumë se luksi, nuk është shtet social, është shtet kriminal.
Çfarë Qeverie është kjo që u shtrëngon barkun të varfërve dhe u shton oreksin të pasurve?
