U zhduk pasi ngjiti majën e malit Hajla në Mal të Zi, grupet e kërkim-shpëtimit nuk arrijnë ta gjejnë alpinistin malazez

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e alpinistëve në rajon.

Trupi i pajetë i alpinistit malazez, Çazim Fetahoviç u gjet në malin Hajla pas disa orësh kërkime intensive në kushte ekstreme.

Ai ishte zhdukur gjatë ngjitjes në majë.

Pas kalimit të kreshtës, Fetahoviç kishte rënë në një shtresë të thellë dëbore të grumbulluar nga era e fortë mbi shpatet e pjerrëta të malit.

Terreni i vështirë dhe moti i ashpër e bënë situatën edhe më dramatike.

Trupi u gjet nga alpinisti i njohur malazez Semir Kardović, i cili për rreth dy orë kërkoi në zonën ku dyshohej se kishte rënë alpinisti.

Kërkimet gjatë natës ishin të pamundura për shkak të mjegullës së dendur, erërave të forta dhe reshjeve të shumta të dëborës.

Në operacion u përfshinë ekipet e Shërbimit Malor të Shpëtimit nga Kosova, alpinistë nga klubet malore të Malit të Zi, Policia Kufitare, si dhe zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës në Rožajë.

Për shkak të motit të keq, nuk u arrit të përdorej helikopteri.

Ekipet nga të dyja vendet punuan në koordinim të plotë në këtë operacion ndërkufitar, por kushtet e rënda dhe terreni i rrezikshëm nuk lanë asnjë mundësi shpëtimi.