U përpoq të thyente perimetrin e sigurisë në resortin e Trump, agjentët e Shërbimeve Sekrete qëllojnë për vd*kje 20-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mar-a-Lago, në resortin privat të Donald Trump në West Palm Beach.

Një i ri rreth të 20-ave u qëllua për vdekje nga agjentët e United States Secret Service, pasi tentoi të hynte pa leje në një zonë të rrethuar me masa të forta sigurie.

Sipas autoriteteve amerikane, i riu u afrua në një nga hyrjet e perimetrit të sigurisë që ruan resortin.

Agjentët ndërhynë menjëherë pasi ai nuk iu bind urdhrave për t’u ndalur.

Situata u përshkallëzua brenda pak çastesh dhe përfundoi me përdorimin e armës nga forcat e sigurisë.

Ngjarja ndodhi ndërsa Donald Trump nuk ndodhej në Florida, por në Uashington.

Edhe pse ai nuk ishte i pranishëm në resort, kompleksi vazhdon të ruhet me protokoll të lartë sigurie.

Zona përreth Mar-a-Lago-s u izolua për disa orë, ndërsa hetuesit punuan në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik dhe nuk dihen motivet që e shtynë të tentonte hyrjen në zonën e ndaluar.