PRESIDENTI I RI I KOSOVËS/ Deri me 4 mars kuvendi ka afatin e fundit për ta zgjedhur
Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 4 mars dhe nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e shtetit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. Opozita kërkon dialog dhe kompromis ndërpartiak për votën e saj, ndërsa ka hedhur kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani për njëanshmëri gjatë mandatit. Ndërkohë, AAK ka nisur mbledhjen e firmave për të propozuar Ramush Haradinajn si kandidat, i cili duhet të sigurojë të paktën 30 nënshkrime dhe 61 vota në Kuvend.
Më 4 mars përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, nga deputetët e Kuvendit, e nëse deri atëherë nuk arrihet të zgjedhet presidenti apo presidentja, vlerësohet se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.
Ndonëse nuk ka zyrtarisht kandidat për president, partitë opozitare thonëse për votën e tyre duhet një dialog ndërpartiak, ndërkaq për presidenten Vjosa Osmani japin vlerësime se ajo pati anshmëri gjatë mandatit të saj.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në një intervistë për Ekonomia Online tha se deri më tani nuk ka asnjë takim për këtë temë.
Po a do ja japë PDK-ja votat Vjosa Osmanit, Behrami u shpreh se kërkojnë kompromis ndërpartiak.
Ndërkohë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tha se presidentja Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj ka qenë e njënashme.
Bytyqi tha gjithashtu se AAK u ka dërguar ftesë partivbe opozitare për të mbledhur nënshkrime për të shpallur kandidat Ramush Haradinaj.
Që një person të jetë kandidat duhet të ketë firmat e së paku 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe më pos të paktën 61 vota.
