Presidentja Osmani pritet nga Sekretari amerikan i Shtetit, aleanca Kosovë–SHBA drejt forcimit
Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në Departamenti Amerikan i Shtetit nga Sekretari i Shtetit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Në këtë takim të rëndësishëm, Presidentja Osmani theksoi se Kosova dhe SHBA mbeten të bashkuara në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme të sigurt për gjeneratat e reja.
Ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në vend, të cilën e cilësoi thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për forcimin e aleancës strategjike Kosovë–SHBA, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes.
Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe u shpreh mirënjohëse për përkrahjen amerikane në këtë drejtim.
“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook
Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj!
Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.
Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.
