Istog/ P*agoset me armë zjarri një grua, dërgohet në spitalin e Pejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 19:25
Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.
‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova.
