VIDEO/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra, gati për molotovë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi fillimin e protestës së thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Balla shkroi se “ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur” ndërsa përcolli pamjet e protestuesve me çadra që i drejtohen Kryeministrisë.

Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me hedhje fishekzjarresh dhe molotovë në drejtim të Kryeministrisë ndërsa Policia nuk mori përsipër sigurinë për shkak të paralajmërimeve për dhunë.