Deputetët Kellici e Balliu lëndohen nga gazi lotsjellës

Gjatë protestës, deputetët Belind Kellici dhe Klevis Balliu janë lënduar nga gaz lotsjellës.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë. Boçi ka marrë një plagë në dorë dhe, siç ka bërë të ditur, do të shkojë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet kur deputetët janë prekur nga bombolat e gazit lotsjellës të hedhura nga forcat e rendit.

Deputetët Kellici e Balliu lëndohen nga gazi lotsjellës