VIDEO-LAJMI/ GATI PËR ÇDO “SURPRIZË”! Pas Kryeministrisë, blindohet edhe Parlamenti

Pas blindimi të Kryeministrisë, tashmë rradhën e ka edhe parlamenti i Shqipërisë.

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht i orëve para protestës, Policia e Shtetit po përgatitet për mbarëvajtjen e rendit.

Rikujtojmë se policia e Tiranës më herët sot njoftoi se nuk ka marrë përsipër zhvillimin e tubimit të Partisë Demokratike, pas katër protestave ku janë shënuar akte dhune.

Ndërkaq, mbetet për t'u parë se si PD do të mobilizohet nga ora 18:00 deri në përfundim të tubimit.