Tërheqja e policisë nga protesta/ Berisha: Narkopolicia të kryejë detyrat, të shohin zyrtarët që po ja mbathin
Kryedemokrati Sali Berisha në konference për mediat është pyetur nga gazetarët lidhur me njoftimin e Policisë së Shtetit për mos mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës.
Ai u shpreh se policia duhet të ketë prioritet zyrtarët që janë duke u arratisur nga vendi pasi janë nën kërkim dhe po hetohen raste korrupsioni mbi ta.
Specifikisht, Berisha ka përmendur Ergys Agasin.
Kreu demokrat i bëri thirrje uniformave blu të kryejnë detyrën e tyre dhe të ruajnë zyrtarët pasi sipas tij janë duke u arratisur dhe po ja mbathin ligjit.
Ndërkaq, Berisha e ka nënvizuar se tubimet opozitare janë paqësore.
Pjesë e fjalës së Sali Berishës:
Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk ka asnjë impresion opozita.
Do të vazhdojmë gjer në fitore të plotë. Këta minj që po ikin do të kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite dhe, në momentin kur merr vesh që është lëshuar fletë-arresti, ia mbath dhe ikën… Së pari, korrupsioni do të shpallet krim i rëndë; largimi do të shpallet krim që dyfishon dënimin.
Kjo do të thotë se do të kalben në burg për këtë largim që bëjnë. Skenari është atje. Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve.
