PAMJE/ Para tubimit të opozitës, Kryeministria blindohet 'nga koka te këmbët'


Tubimi i sotëm i opozitës ka sjellë ngritjen e masave mbrojtëse në Kryeministri, si rrjedhojë e sulmeve të fundit me molotovë.

Këto sulme kanë sjell një përplasje të ashpër midis protestuesve demokrat dhe efektivëve të policisë, të cilët po ruanin mbarëvajtjen e protestës së shkuar të PD-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Pamjet e siguruara për Ora News shfaqin blindimin e godinës teksa pritet që pasditen e sotme të nis tubimi i opozitës në orën 18:00.

Rikujtojmë se pas përfundimit të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit kanë nisur menjëherë goditjet më koktejl molotovësh kundrejt zyrave të Kryeministrisë dhe uniformave blu.

Gjë që ka sjellë një kundërpërgjigje të bluve, me autobote uji për të larguar tubuesit nga sulmet e mëtejshme.