KËRCET “MATRAPIKU”/ Vijon çlirimi i hapësirave rreth shkollave, aksioni në të gjithë vendin (VIDEO)

Në ambientet përreth institucioneve arsimore në të gjithë vendin po vijon lirimi i tyre nga ndërtimet e paligjshme.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Vijon puna për çlirimin nga zaptimi. Një ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar siguri, qarkullim normal dhe një mjedis të denjë përreth një institucioni arsimor”, theksoi Rama.

E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, nisma pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 18 808 raste shkeljesh. Nga këto, 14 643 janë zgjidhur, ndërsa 4165 raste janë në proces shqyrtimi.