Minatorët protestojnë para Kuvendit: Nuk marrim pension të plotë, kërkojmë statut dhe benefite

Minatorët protestojnë para Kuvendit: “Nuk marrim pension të plotë, kërkojmë statut dhe benefite”


Minatorët janë mbledhur para Kuvendit duke shprehur pakënaqësinë për pensionet e pjesshme dhe mungesën e shpërblimeve që sipas tyre meritojnë.

Ata kërkojnë statut dhe benefite, duke theksuar se kurrë nuk kanë pasur sindikatë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Protestuesit i bëjnë thirrje deputetëve dhe mediave të vizitojnë vendin e punës dhe paralajmërojnë diskutim me drejtorin e Sigurimeve Shoqërore.

Jorida Tabaku: Do të insistoj që të diskutojmë këtë çështje deri në fund.