Protesta opozitare e 20 shkurtit/ Balliu në takim me demokratët e Njësisë nr.16 në Tiranë: Jemi gati për të premten!

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka publikuar pamje nga takimi me demokratët e Njësisë nr.16 në Tiranë. 

Deputeti demokrat është shprehur simpatizantët e Partisë Demokratike janë në gatishmëri për protestën e së premtes. 

Siç është bërë me dije, PD ka bërë thirrje për një tjetër protestë e ashtuquajtur në rradhët e selisë blu, si paqësore.

Mobilizimi opozitar pritet të fillojë ditën e premte në orën 17:00.