Xhixho: PS ndryshon kurs, nga kundër korrupsionit te ligji që mbron të akuzuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 19:37
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kritikuar ndryshimin e qëndrimit të Partisë Socialiste, nga një pozicion i ashpër kundër korrupsionit në mbështetje të një ligji që mund t’u japë imunitet personave të akuzuar për shkelje.
"Dje - PS nuk bëhet mburojë për të korruptuarit. Sot - Nismë për një ligj që i mbron me imunitet të korruptuarit", ka shkruar në rrjetet sociale Xhixho.
