Qiraxhi: Mungesa e ideve i bën protestat të dobëta, dh*na i jep pushtetit arsye për të reaguar
I ftuar në emisionin “Drejt në Ora News” ishte Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, ku u shpreh se përpjekjet e opozitës për të fituar legjitimitet shpesh pengohen nga mungesa e ideve konkrete, dhe se kalimi i protestave në dhunë i jep pushtetit arsye për të reaguar dhe për të mbrojtur pozicionin e tij.
"Edhe sigurisht që mirë bën të jetë kështu sepse nga qytetërime në fund ne mbajmë mend filozofët edhe idetë edhe teoritë e tyre, jo të përditshmen.
Këto ditë edhe ne po diskutonim për fjalën shembull pushteti Kur De Golit i kalon qeverisja në një, nën një ë protestë të jashtëzakonshme në atë kohë, ku 10 milionë hynë në grevë dhe e vunë në krizë, le të themi Francën, ai pyet, është Sarti në protestë?
Jo i thonë.
Atëherë nuk ka asnjë problem.
Sepse idetë mbi të cilat mbështetet qoftë edhe lëvizjet shoqërore, janë ato të cilat mund të garantojnë një lloj suksesi dhe këtu për t'u kthyer prapë tek, tek pyetja juaj që pse nuk bie Rama sot dhe qeverisja në përgjithësi?
Unë kam qenë pjesë e lëvizjeve të cilat kanë prodhuar protesta në të cilën Rama ka pyetur ose i është bërë vonë për to edhe ka reaguar, ashtu siç kam qenë edhe pjesë e protestave të cilat Rama i ka injoruar krejt.
Mirëpo kjo sigurisht që në raste kur kanë qenë kombëtare masive në numër, kanë vënë në vështirësi qeverisjen.
Në raste kur është diskutuar mbi ide, mbi kërkesa mbi kërkesa konkrete të prekshme, të matshme, i kanë vënë në vështirësi.
Gjithmonë kur kërkesat, dhe kjo kam përshtypjen është edhe një pikë e dobët e ditëve të fundit ku kërkesa kryesore është Rama ik, dhe nuk i mbivendoset asnjë ide tjetër mbi të, bëhet akoma më e vështirë që thjesht me kaq të kesh mundësi dhe potencialin për të larguar një qeverisje.
Mua më vjen keq për një lloj mungese të kreativitetit që politika jonë prodhon, por edhe është e justifikueshme kur shikon që të njëjtët lider që rrinë 30 vite, nuk mundet të prodhojnë ose nuk mundet të shpikin brenda dekadave veten e tyre me disa herë.
Kështu që edhe teknikat e mënyrës se si protestojnë dhe reagojnë, janë i të njëjtës shkollë, nuk ka se si të jetë ndryshe.
Vetëm po të shikoni hapësirën publike të vendit tonë këto ditët e fundit, një grup intelektualësh që hodhi idenë e bashkimit të opozitës, filloi në të gjithë diskursin publik po diskutoi mbi një ide, idenë e bashkimit të opozitës.
Nuk ka, nuk është e rëndësishme funksionon apo nuk funksionon. Por shoqëria jonë u vendos përpara një debati publik për të diskutuar, bashkohet apo jo opozita.
Deri para kësaj, ishte situata ku u hodh molotov, po molotovi ishte i skaduar.
Dhe le të themi, partia opozitare më e madhe në vend bën, ja dilte të bënte protesta mbi pritshmërinë e e e politikës le të themi e ditës me numra, po nga ana tjetër prodhonte detaje të panevojshme politike, fjala vjen u arrestuan kaq, dy janë tek filan komisariat, dy janë tek filan komisariat, molotovi ka skaduar, por nuk ka skaduar dhe nuk të mbetej asnjë ngjarje politike.
Nga ana tjetër, i ndodhur në këtë mungesë të, të diskutimit mbi një ide, tentohet që protestat të kalojnë në të dhunshme. Pra për të prodhuar protesta ngjarje në vetvete, jo për të prodhuar ngjarje politike apo ide politike të cilat do ta do ta le të themi zmadhojnë protestën.
Dhe unë mendoj që kalimi në akte të cilat janë të dhunshme është momenti tjetër kritik i tentativës së opozitës për të fituar legjitimitet, sepse një i jep arsye pushtetit le të themi të përdorë dhunën mbrapsht.
Pra nëse ka gardistë, nëse ka policë, nëse ka burokratë të cilët janë kundër, edhe ata kundër Ramës, në momentin kur ti përdor dhunë, atëherë automatikisht ai është i detyruar të të përgjigjet dhe të frikësohet për pozitat e veta", u shpreh Qiraxhi.
Ndiqni intervistën e plotë:

