"Kur mungon komunikimi, zëdhënësi është dh*na"/ Bala: Në Shqipëri nuk ka parti, ka vetëm etiketa

I ftuar në emisionin “Drejt”, analisti Alban Bala komentoi situatën politike dhe mënyrën si zhvillohet sot komunikimi publik, në kontekstin e debatit për funksionimin e institucioneve dhe raportin mes pushteteve.

Bala foli për një diskurs të mbushur me eufemizma që, sipas tij, e bën të vështirë analizën reale të problemeve.

Ai vuri në pikëpyetje përdorimin e termave si “mazhorancë”, “opozitë” apo “qeveri”, duke argumentuar se këto shpesh mbeten etiketa formale pa përmbajtje reale politike.

Sipas tij, fenomeni nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por shfaqet në disa vende të Europës. Ai argumentoi se komunikimi është reduktuar dhe se vendin e konsensusit po e zë forca.

Bala e përkufizoi dhunën jo vetëm si përplasje fizike, por edhe si mungesë reagimi institucional, si barazi formale para ligjit pa zbatim real dhe si mungesë përfaqësimi.

Ai u shpreh se pa një analizë kritike të realitetit dhe pa çlirimin e diskursit nga eufemizmat, nuk mund të ketë ide të reja dhe as komunikim që përfaqëson realisht qytetarët.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: