Gjocaj: Deklarata e Ramës për presidenten e Kosovës, shqetësuese dhe e pakonfirmuar
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News në hapësirën “Për Shqiptarët”, politologu Astrit Gjocaj komentoi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë. Ai e konsideroi vizitën si një hap pozitiv për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe vlerësoi rëndësinë e rregullimit të raporteve mes dy shteteve, veçanërisht për Kosovën që synon integrimin në Bashkimin Europian.
Gjocaj, megjithatë, shprehu shqetësim për deklaratën e Ramës, sipas së cilës presidentja e Kosovës ishte kërcënuar për dy vite radhazi. Ai e konsideroi këtë pretendim të pakonfirmuar dhe jo të përshtatshëm për t’u bërë në një takim publik, duke theksuar se nuk ka pasur baza ligjore dhe se çdo reagim duhej bërë përmes kanaleve zyrtare.
"Është e mirëseardhur vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë. Ndoshta është e vërtetë kjo se herave të tjera është konsideruar si një lloj ftohtësie mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ngase dhe ashtu janë sjellë ose janë dukur në sjelljet e tyre.
Po, thjesht unë po e shoh këtë bashkëpunim Kosovë-Shqipëri.
Unë mendoj që i është dashur me ndodhë funksionimi i dy shteteve, të cilët kanë një orientim, kanë një histori të përbashkët, kanë një gjak, një kulturë, një gjuhë, një traditë dhe jo të kemi ne t'i gëzohemi fakteve që vizitave nëse kemi hapa ose jo pozitiv.
Gjithsesi, jemi në gjendjen që jemi dhe kjo vizitë është e mirëseardhur dhe çdo rregullim i raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë është një forcim i të dy shteteve, por në veçanti i Kosovës si shtet i ri dhe si një shtet i cili po synon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe të jetë një shtet i njohur prej shteteve bashkë si i përkasin Bashkimit Europian.
Gjithsesi, ajo që mua më shqetësoi pak është fakti se si Edi Rama deklaroi që presidentja e Kosovës paska qenë e kërcënuar për dy vite radhazi, gjë që nuk është ditur dhe nuk është thënë dhe kjo nuk është aspak e mirë dhe e lehtë që një presidente e një vendi të jetë e kërcënuar nga prokuroria për një argument i cili nuk ekziston.
Dhe faktikisht nuk e di pse është dashur të mbahet kështu dhe nuk është dashur të reagohet ndaj kësaj, sepse një kërcënim i një presidentit për të nxjerrë diçka që nuk ekziston, është shqetësuese dhe thjesht s'e di pse duhet me u thënë tash.
Unë e kuptoj, Edi Rama është një person që e ka përkrahur gjithmonë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe gjithë krerët e luftës që janë në Hagë, dhe nuk e kuptoj pse nuk ka reaguar, nuk ka ngritur zënin ose të dërgojë notë proteste ndaj këtij kërcënimi që paska ekzistuar, por duhet të flasë sot pa qenë në Kosovë.
Nuk është vonë as sot, po nuk është thënë në formën dhe në kanalet e duhura. Është thënë në Kosovë me një takim zyrtar, por para qytetarëve të Kosovës dhe nuk është domethënë e thënë në formën që duhet me u thënë dhe do të ishte dashur me u ngritur zëri prej kryeministrit dhe presidentes.
Sepse ne e dimë mandatin e Gjykatës Kushtetuese për të cilat kohë, periudhë kohore dhe të cilat vepra ka mandat.
Gjykata Speciale ka mandat për 1 janar '98-ës dhe 31 dhjetor të 2000-ës dhe është krijuar kinse për krime lufte.
Gjë që domethënë presidenca dhe zyra e presidentes në atë kohë nuk ka ekzistuar dhe për çfarë krimi kundër njerëzimit është dashur të ekzistojë në zyrën e presidentit?
Si dhe domethënë mosreagimi ose notë proteste ose edhe me ngritur zërin nëpër shtetet mike, sepse një gjykatë e cila konsiderohet se është themeluar prej shtetit të Kosovës, konsiderohet që është e këtij shteti, përveç se nuk i ka besuar vetë shtetit të vet që e ka themeluar për mbrojtjen dhe liritë e këtyre ish-ushtarëve të UÇK-së, do të thotë kthehet dhe kërcënon dhe shantazhon presidentin e vendit për dy vite radhazi, për një arsye që nuk ekziston dhe për të ngritur kauza dhe akuza të rrejshme, gjë që nuk përkon me atë që pse është krijuar Gjykata Speciale dhe pse është krijuar nga vetë ne dhe institucionet tona, ose të paktën siç është thënë që Gjykata Speciale po e krijon Kosova dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës", u shpreh Gjocaj.

