DOKUMENTI/ Deputetët zviceranë me Rezolutë për ish-krerët e UÇK-së, kërkojnë drejtësi në Hagë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 11:02
Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale në Hagë përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Rezoluta do të dorëzohet nga veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale i cili tre vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane.
Deputetët nënshkrues të Rezolutës janë nga të gjitha partitë politike zvicerane.
Rezoluta kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë. /KosovaPress
