Ish-ushtari i UÇK-së bën veprim simbolik para Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 10:26
Në dyert e Kuvendit të Kosovës, ish-ushtari i UÇK-së ka vendosur fotografi të ish-drejtuesve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Në fotografi veç figurave të ish-krerëve, është dhe mbishkrimi “Me ty gjithmonë”, “Drejtësi, jo politik”. E një tjetër mban fotografinë e Gjykatës Speciale, e ku mbishkrim ka “Gjykata e Hagës Kriminale”.
Po ashtu ai ka shkuar edhe te Qeveria e Kosovës.
Kjo u bë para se të fillonte seanca e jashtëzakonshme për buxhetin.
