EMRI/ Zhduket pa gjurmë 68-vjeçari me demencë në Tiranë, familja apel për gjetjen e tij

Një 68-vjeçar i identifikuar si Ahmet Shahollari, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve, ai është parë për herë të fundit në zonën e Kinostudio–Fresk, ndërsa dyshohet se vuan nga demenca.

Sipas familjarëve në momentin e zhdukjes, Shahollari ka qenë i veshur me të njëjtat rroba që mban veshur në foto dhe ka një xhup jeshil ushtarak.

Familjarët apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë urgjentisht në numrin: +355 69 529 1737.