Reshjet e dendura të borës bllokojnë rrugën e Thethit, fshati mbetet i izoluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 20:16
Reshjet intensive të borës dhe rreziku i lartë nga ortekët kanë detyruar që rruga drejt Thethit të qëndrojë e mbyllur për qarkullim.
Kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren dhe monitoron situatën nga afër, por ndërhyrja me mjete të rënda mund të shkaktojë tronditje dhe të aktivizojë rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.
Autoritetet theksojnë se siguria e qytetarëve është prioritet dhe bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve dhe vizitorët të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.
